Ligji për transmetimin falas të reklamave të partive - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtuesit e tetë televizioneve në vend i kanë dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas vendimit të dy partive të mëdha që i detyron televizionet të japin reklama pa pagesë për partitë parlamentare dhe jo parlamentare gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit. në deklaratën në fjalë drejtuesit e mediave i referohen ligjit të mediave për reklamat në fushatë duke e cilësuar atë kontradiktor më kodin zgjedhor.?Pasi u konsultuam me juristët tanë dhe avokatët më të njohur në vend, referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 81 që përcakton hierarkinë dhe procesin ligjvënës, germa C, ?Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Vendore?, është ligji që parashikohet në Kushtetutë dhe renditet në ligjet që miratohen me shumicë të cilësuar prej 3/5 e deputetëve të Kuvendit, ndërsa ligji për Partitë Politike nuk parashikohet në Kushtetutë, pra është ligj i thjeshtë që miratohet edhe me gjysmën e votave plus 1 të deputetëve të pranishëm dhe pas opinionit të tyre ligjor, ne, përfaqësuesit e mediave kryesore, unanimisht vendosëm t?u njoftojmë se:Ligji i zbatueshëm për transmetimin e reklamave dhe partive politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, 25 qershor 2017, është Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i cili prevalon mbi ligjin e partive politike?.

Share This Video


Download

  
Report form