Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas takimeve intensive, Partia Demokratike ka arritur një marrëveshje për zgjedhjet e 25 qershorit edhe me aleatin e saj të vjetër Partinë Republikane për tu futur në zgjedhje nën siglën e PD dhe pse Mediu është regjistruar në KQZ.
Burime bëjnë me dije se është dakordësuar që në listat e PD të futen dy deputetë të PR dhe pse nuk dihet ende se në cilat qarqe.
Mediu dhe Basha pa marrëveshje: Takimi më pozitiv se ai i drekës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur në të dytin takim rradhazi aleatin e tij Fatmir Mediu në përpjekje për të arritur një marrëveshje për futjen në zgjedhjet e 25 qershorit.
Pas takimit të pasdites, Mediu tha se diskutimet PR-PD vazhdojnë dhe se ende nuk ka një rezultat konkret. Por Mediu ishte optimist kur tha se takimi me Bashën ishte më pozitiv se ai i drekës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-takon-mediun/