Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka befasuar me listën e kandidatëve për deputetët.
Në rradhët e saj nuk janë më 25 emra, shumica prej tyre rebelë e kritikë ndaj qëndrimeve të liderit të opozitës, ish-themelues të PD, bashkëpuntorë të ngushtë të ish-kryeministrit Berisha.
Kështu, Shkodrës do ti mungojë Jozefina Topalli, deputete e cila që në vitin 1996 drejtonte listat e këtij qarku duke drejtuar më pas për 2 legjislatura edhe Parlamentin e Shqipërisë.
Topalli është zëvëndësuar në listën e qarkut Shkodër nga akademiku Romeo Gurakuqi.
Basha la jashtë kandidimit ish-kryetarin e Partisë Demokratike Eduard Selami, ish-ministrat Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Arben Imami dhe deputetin Astrit Patozi.
Majlida Bregu, Eduart Selami dhe Jozefina Topalli shprehën qëndrimin e tyre kundër dhe ishin kritikë ndaj vendimit të Bashës në protestën e opozitës dhe vetë lidershipit të saj.
Përplasjet u theksuan kur listat u dorëzuan nga Basha përtej afatit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/te-perjashtuarit/