DURRES-Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të koduar ?Kthesa?. Arrestimi i tyre është bërë pasi janë konstatuar me 28 kilogramë kanabis sativa.
Blutë kanë arrestuar në flagrancë: Lulzim Lloti 32-vjeç, banues në Lalëz, Durrës dhe Kujtim Qazimi 47 vjeç, banues në Perlat, Durrës.
Arrestimi i tyre u bë një ditë më parë, rreth orës 19: 30, në fshatin Kullë, Durrës, në vendin e quajtur " Kthesa e Ariut".
Droga ishte e paketuar në 18 pako të futura në 4 thasë me ngjyrë të bardhë, me peshë rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Më cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjithashtu:
? mjeti motorik;
? 3 telefona celularë.