Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zbardhen detaje të reja lidhur me hetimet për vrasjen e kreut të OSHEE-së së Vlorës Roland Saliu dhe biznesmenit, Mirvjen Hysenit, pronar i një media lokale në qutetin e Vlorës.
Burime brenda grupit hetimor thanë për Ora News se në makinën e cila u gjet e djegur në nënkalimin e Panajasë është gjetur një armë, gëzhojat e të cilës përputhen me gëzhojën e gjetur në vendin e krimit. Kjo ka bërë që grupi hetimor të mendojë se kjo është arma me të cilën është kryer atentati i 24 majit në sheshin ?Flamuri? në Vlorë.
Gjithashtu burimet e grupit hetimor thonë se në sediljen e pasme të automjetit kanë arritur të gjejnë të padjegur plotësisht një maskë të zezë, e cila mendohet se është përdorur nga autorët.
Po ashtu, ekspertet kriminalistë kanë arritur të gjejnë edhe gjurmë por edhe fije floku të cilat do t?i nënshtrohen ekzaminimit të ADN-së. Këto do të hedhin dritë mbi ngjarjen e tre ditëve më parë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/atentati-ne-vlore-gjenden-fije-floku-e-arme-tek-makina-e-djegur/