Partia Demokratike është gjobitur me 5 milionë lekë pasi sipas KQZ nuk ka respektuar kuotën gjinore të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
Partia Demokratike nuk ka respektuar kuotën gjinore në 5 qarqe; në Fier, Gjirokastër, Kukës, Berat dhe në Elbasan.
Lulzim Basha dorëzoi sot në mëngjes në KQZ listën përfundimtare të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit me 194 kandidatë në 12 qarqe.