Raketat ruse, të lëshuara nga një nëndetëse dhe një luftanije e Moskës në Mesdhe, kanë goditur pozicionet e Shtetit Islamik në Sirinë qendrore. Katër raketa të llojit ?cruise? u lëshuan drejt militantëve dhe armatimeve të tyre të rënda, në afërsi të Palmirës, ku luftëtarët e Shtetit Islamik janë zhvendosur pas largimit nga fortesa e grupit ekstremist, Raqqa.