Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria ende nuk ka një sistem të qartë parandalimi kundër duhanpirjes, por vetëm postera sporadikë dhe konferenca boshe. Një qëndrim i tillë erdhi nga Ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë, Arben Beqiri, në Ditën Botërore të Shëndetësisë. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet e pakënaqur me situata kur restorantet dhe baret në vend mbushen me tymin e duhanit gjatë dimrit.
Duhanpirja një mallkim i indianëve për njerëzimin, sot merr jetën e 7 milion njerëzve në të gjithë botën për shkak të sëmundjeve që shkakton.
Në Ditën Botërore kundër duhanit llogaritet se kostot dhe shpenzimet në shëndetësi për këta pacientë kalojnë 1.5 trilion dollarë.
Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Nazira Artykova, veçoi se ata nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura në luftën kundër duhanpirjes në Shqipëri dhe të patolerueshme janë rastet kur restorantet dhe baret mbushen me tym duhani gjatë dimrit.
Nazira Artykova: Shohim një duhanpirje mjaft të përhapur nëpër ambjente publike sikurse janë restorantet, në verë ndoshta dalin jashtë dhe e pinë në taracë por gjatë dimrit i shohim restorantet plot me persona të cilët pinë duhan brenda dhe masat që merren nuk janë të efektshme, masa të cilat mund të japin rezultate prej inspektorëve të shëndetësisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/duhani-kosto-e-larte-dhe-pasoja-katastrofike-ne-shendet/