Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, çeli sot fushatën elektorale në qytetin e Durrësit.
Kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi u shpreh se, PDIU do të jetë një grup parlamentar i dyfishuar pas zgjedhjeve të 25 qershorit duke veçuar se do të jetë një grup parlamentar që do të mbahet mend gjatë jo vetëm për kontributin për çështjen e Çamërisë, por për kontributin e madh që do të japë për Durrësin, Elbasanin, Tiranën, Dibrën Vlorën, Shkodrën, Tropojën e gjithë Shqipërinë.