Ora News - Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Postave, Lazimi: E paligjshme

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Majlind Lazimi e quan të paligjshëm dhe politik shkarkimin e tij nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Postave.
Urdhri i siguruar nga Ora News që liron nga detyra Lazimin, është firmosur nga ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi. Në urdhër nuk jepen arsyet e largimit nga detyra.
Ai thekson se nuk është bërë presion ndaj asnjë punonjësi të Postës Shqiptare, ndërsa ka njoftuar një deklaratë live për mediat në orën 15:30.
?Sapo u njoftova nga mediat për një lajm të çuditshëm për lirimin tim nga pozicioni i Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Shkarkimi im është i paligjshëm dhe vetëm për arsye politike. Shkarkimi im hakmarrje politike. Nuk ka asnjë prove ligjore për këtë akuzë. Është një akt dëshpërimi. Asnjë presion nuk është bërë ndaj asnjë punonjësi të Postës Shqiptare?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkarkohet-drejtori-i-pergjithshem-i-postave/

Share This Video


Download

  
Report form