Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me përfaqësues të komunitetit të artistëve, ku morën pjesë Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës, Klajda Gjosha si edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe emra të njohur të skenës, muzikës dhe kulturës, të cilët diskutuan lidhur me programin elektoral të LSI-së si edhe dhanë ide konkrete për problematikat që ka ky komunitet.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se në planin e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka një qasje të re për të orientuar ku do të ecë arti dhe trashëgimia kulturore.