Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Lushnje, ka nisur shpërndarja e lopëve për fermerët që pësuan dëme nga sëmundja e dermatozës nodulare gjashtë muaj më parë. Së pari janë ndarë 50 lopë nga 200 të tilla, që janë evidentuar të ngordhura nga sëmundja.
Fermeret shprehen deri diku të kënaqur, pasi lopët që ju ngordhën ishin me qumësht ndërsa këtyre që po marrin iu duhen rreth 2 vjet të prodhojnë.
Fermeri: ?Sipas shenjave janë të mira dhe jam i kënaqur.?
Ndërsa një tjetër fermer është shprehur: ?Unë kisha lopë me qumësht ndërsa kjo që po marr tani do 2 vite që të riprodhojë.?
Ndërkaq, sipas planit të Ministrisë së Bujqësisë, shpërndarja do të vazhdojë edhe në rrethe të tjera të vendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lushnje-nis-shperndarja-e-lopeve/