Tahiri: Vota për LSI-në vështirëson rrugën e Shqipërisë

RTV KLAN 2017-07-09

Views 1

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë ashpërsuar tonet me njëri - tjetrin. Teksa Ilir Meta tha se lidershipi socialist do t?i telefononte Petrit Vasilit pas 26 Qershorit, për t?i kërkuar ndjesë për sjelljen ndaj LSI, Saimir Tahiri shprehet hapur kundër LSI. Në një takim elektoral që pati me banorë të njësisë 6 në kryeqytet, kryetari i PS-së për Tiranën, ai tha se fatet e vendit nuk mund të varen nga LSI -ja dhe se vota për LSI i vështirëson rrugën Shqipërisë.

"Nuk e di a e dëgjuat dje Ilir Metën kur tha se në datë 26 do vihen në radhë për të marrë në telefon Petrit Vasilin. Mesa kuptova ai donte të thoshte që te telefoni Petrit Vasilit do varet nëse Shqipëria do shkojë majtas apo djathtas. Ai ka të gjithë të drejtën të mendojë dhe të besojë që do ndodhë ashtu. Unë mendoj një gjë tjetër: te ai telefoni dhe te vota për LSI-në vështirësohet rruga jonë për Shqipërinë që duam".

Tahiri i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në 25 Qershor të lenë me një anë pazaret dhe të votojnë Partinë Socialiste.

"Vota për Partinë Socialiste i hap rrugën Shqipërisë që duam dhe besimit të qytetarëve se ky vend mund të bëhet një ditë??.

Si dëshmi të arritjeve të qeverisë në katër vite, Tahiri renditi Reformën në Drejtësi.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form