Lulzim Basha dhe ekipi i tij paraqiten programin e Republikës së Re para qytetarëve të Elbasanit.
Basha tha se nga studimet dhe eksperienca e tij në Holandë ka mësuar se shqiptarët duhet të kenë shans për të ecur përpara.
Ai tha se është radha e tij të luftojë që shqiptarët të kenë të njëjtat mundesi dhe kjo do jetë sfida dhe ëndrra e tij.
?Ky nuk është më thjeshtë dhe vetëm projekti im. Kjo nuk është vetëm përkthimi i ëndrrës europiane që unë preka si student në Universitetin e Utrehtit.
Mu dha mundësia dhe shkëlqeva me atë mundësi përmes punës time dhe ia dola të siguroj vlerësimet më të larta në organizatat ndërkombëtare ku punova.
Nxora një mesim të madh të cilin e pashë pastaj të çdo i ri dhe e re shqiptare, dhe mësimi është ky; shqiptarët e duan punën, jepu mundësinë dhe ata do shkëlqejnë.