Komunikimin e përjavshëm javor, Kryeministri Edi Rama ia kushtoi Reformës në Administratën Publike, që sipas tij, deri tani ka mbetur peng e koalicioneve me partitë e vogla. Rama kërkoi votat e shqiptarëve si një kryengritje për të pastruar administratën nga klientelizmi.
Të njëjtin mesazh e pati edhe për qytetarët e Divjakës, të cilëve u shpjegoi se përse Partia Socialiste kërkon të qeverisë e vetme.
Reforma në Administratë ishte në qendër edhe të takimit, që Rama pati me banorët e Lushnjes.
Rama akuzoi kreun e opozitës për mungesë vizioni në bërjen e shtetit, si dhe për mosrespektimin e barazisë gjinore në qarkun e Fierit.
Tv Klan