POLIÇAN-?Tezat e provimeve nuk mund t?i nxjerrë askush në Pazar për vota. Në këmbim të votës po jepet teza e Maturës. Kopja e tezës në këmbim të kartave ID për votat?.
Ky ishte denoncimi i kryeministrit Edi Rama sot gjatë një fjalimi në çeljen e fushatës së PS në Poliçan, që ka qenë ndalesa e radhës për kryeministrin.
?Sot në mëngjes dëgjova me trishtim një lajm që maturantëve po u ofrohet kopja e tezave të provimeve në shkëmbim të parave dhe kartave të identitetit të familjarëve të tyre. Dua t?u them se kjo është një mashtrim sepse tezat janë të sekretuara që askush nuk mund t?i nxjerrë në pazarin e votave. Dua t?i them atyre që gjenden përpara kësaj oferte mashtruese që jo vetëm ta refuzojnë, por edhe të kuptojnë se mjafton një ofertë e tillë që shkel dinjitetin e prinderve tuaj për t?u bashkua edhe më të vendosur për Partinë Socialiste? , u shpreh kreu i PS.