TIRANË-Një edukatore në një kopsht privat të kryeqytetit është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve.
Denida Rexhepi, 30 vjeç edukatore në kopshtin ?4 stinët? në rrugën ?Nikolla Lena? është arrestuar të dielën pas denoncimit të dy prindërve, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë së kopshtit vërtetuan dhunën ndaj fëmijëve.
Dy nënat e fëmijëve kanë parë shenja dhune në trupin e fëmijëve të tyre ndaj dhe kanë bërë kallëzimin në Komisariatin nr.2.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopshti dhe po bën hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen.