Report TV - Kthim pas në Torovicë...vajzat e vogla lënë shkollën e bëhen nuse

Report TV 2017-07-09

Views 9

LEZHË-Martesa e vajzave në moshë të vogël kapin shifra shqetësuese në Torovicë të Lezhës.

Mentalieti dhe kushtet ekonomike kanë bërë që ky fenomen po njeh veç rritje.

Shqetësimi është ngritur nga vetë nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatin Torovicë, të cilët kanë parë bashkëmoshataret e tyre që braktisin shkollën dhe bëhen nuse.

Arsyet që detyrojnë prindërit të largojnë nga shkolla vajzat e tyre është për t?u siguruar një martesë, pasi sipas tyre shumë vajza po mbetën pa martuar.

Pjesë e nismës sensibilizuese të nxënësve, stop martesave në moshë të re iu bashkuan edhe autoritetet lokale të Lezhës.

Ndërsa përcaktojnë shkaqet që sjellin ndërprerjen e fëmijërisë se vajzave ata kërkojnë edhe më shumë ndërgjegjësim dhe bashkëpunim mes institucioneve dhe komunitetit.

Mungesa e rrugës, punësimit, përmbytjet e tokave bujqësore dhe një mentalitet i trashëguar janë shkaqet që duhen ndryshuar në mënyrë që martesat e vajzave adoleshente të minimizohet.

Share This Video


Download

  
Report form