Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Lulzim Basha
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur në emisionin ?Opinion? është se e ka takuar Ramën vetëm për vetëm pasi ai e ka kërkuar takimin të tillë. Basha tha se takimi vetëm për vetëm me Ramën zgjati 4 orë sepse ishte i rëndësishëm dhe në të do të vendosej marrëveshja.
Basha: Ta them haptas fare nuk mendova që do të shkonim drejtë një marrëveshje. Unë kisha konsumuar dy raunde me të,ai nuk lëvizte nga qëllimet e tij ne po ashtu ndërkohë erdhi në atë takim ku të gjithë partitë i bën thirrje për pranimin e paketës, ky ndërkohë nuk e kishte pranuar.
Fevziu: Përse qëndruat aq gjatë me Ramën, rreth 4 orë?
Basha: Jo për muhabete koti të siguroj. Ishte një negociatë e vështirë.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, lidhur me mos përfshirjen në listat e kandidatëve të disa nga figurat e vjetra të kësaj partie, është shprehur se ai ka të drejtën ekskluzive të zgjedh kandidatët. Më tej Basha tha se nuk ka përjashtuar njëri nga Partia Demokratike, sipas tij nuk do të thotë se je kandidat dhe mund të japësh kontribut në këtë parti. Basha ka deklaruar se ky vendim i takonte vetëm atij dhe ai ka krijuar ekipin që do të dal fitues në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndër të tjera Basha tha se do të mbaj përgjegjësi nëse ekipi i ndërtuar prej tij do të humbas zgjedhjet. ?Nuk eshte e lidhur jeta me PD nese je deputete, ky eshte mendim i Republikes se vjeter?.
Sonte në emisioni ?Opinion? ka qenë i ftuar kreu i opozitës Lulzim Basha. Teksa një moment Basha po fliste për kriminelet dhe qeverinë Rama ai është kthyer në një pozicioni nga publiku i studios, po që nuk ishte i duhur sa i përket këndit të kamerave në emision. Kështu gazetari Blendi Fevziu i ka kërkuar të kthehet në pozicion normal pasi aty nuk është mbarë për kamerat.
Fevziu: Kthehu këtej se e ke kamerën këtej.
Basha: Ju flas njerëzve. Ku e ke dritën më thuaj.
Fevziu: Është pas meje kamera.
Më pas Basha ka folur për analistët që i ka quajtur si ?shokët e Blushit?. ?Jemi kthyer tek problemi numër një i juaji o shqiptarë. Tek ekonomia, papunësia, tani që ju jap ekipin fitues dalin ca shokët e Blushit dhe thonë që ka harruar kriminelët ky?, është shprehur Basha.
Por Fevziu i ka thënë se pas marrëveshjes me Ramën edhe sulmet me gazetarët po i bën si ai: Pas marrëveshjes me Ramën edhe betejën me gazetarët e bën si kryeministri. Fiks, shaj gazetarët, vazhdo se gazetarët e kanë fajin?, i ka thënë Blendi Fevziu.
Intervista e Bashës mbrëmjen e djeshme në Opinion nuk ka kaluar pa tension, por duket se lideri i opozitës ka zgjedhur ti përgjigjet me batuta në shumë raste drejtuesit të emisionit i cili që në krye të herës i tha se takimi mes tij dhe Ramës u duk si ?takim mafiozësh??
Gjatë kësaj interviste Lulzim Basha tha se mban përgjegjësi totale për listën e deputetëve dhe pranoi se është hartuar prej tij dhe nuk është konsultuar me forumet. Ndërsa la pa përgjigje pyetjen nëse do të b...