Subscribe në Ora News këtu
Në një takim me banorët e njësisë 8 në Tiranë, lagje ku ka lindur dhe është rritur kryetari i PD Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të braktisin PS dhe LSI duke i cilësuar parti të pazareve. Basha ftoi shqiptarët të bashkohen me PD duke premtuar sesi kryeministër do të harxhojë çdo minutë në shërbim të tyre.
Basha: Bashkohuni me mua Lulzim bashën sepse do të jem kryeministri i njerëzve të thjeshtë, i halleve dhe problemeve tuaja, i zgjidhjeve për ju, braktisini partitë e tepsisë së pushtetit, ktheheni pushtetin tek vetja juaj, për fëmijët tuaj. Merreni Tiranën në dorë, bëjeni natën ditë këto tre javë dhe ju jap fjalën se do të shkrij çdo minutë, çdo orë të jetës time si kryeministër për t?ju shërbyer dhe për të bërë realitet premtimet që sot ju dhashë këtu.
25 qershori tha Basha do të jetë dita e llogaridhënies së kësaj mazhorance për premtimet e pambajtura.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-marreveshja-e-18-majit-per-fitore-rama-4-vjet-ka-bere-ezel/