Kryeministri Edi Rama ka ironizuar nga Vlora listën e Partisë Demokratike në këtë qark.
Gjatë një takimi elektoral me banorë të Amantias në Vlorë, Rama u shpreh se PD ka sjellë një çift surprizë, Vangjel Dulen e minoritetit grek dhe Dashamir Tahirin sipërfaqësues të çamëve.
?PD solli një çift këtu, pas çiftit surprizë unë me Lulin, solli këtu Vangjel Dulen dhe Dashin e Havasë.
A e kuptoni që do shkoni të votoni që të çoni Vangjelin në Parlament? Të çosh prapë Vangjel Dulen në Parlament, jo se i përket minoritetit, por se e tradhtoi minoritetin dhe merreni me mend sa besnik mund t'i qëndrojë Vlorës. Gjithë komuniteti çam në Vlorë, do turret të mbledhë votat për Vangjelin që të shkojë të kapë Dashin.