Report TV - Studentët e ekonomikut protestë, VKM i përjashton nga përgjysmimi i tarifës

Report TV 2017-07-09

Views 2

Studentët e Fakultetit ekonomik kanë protestuar sot në emër të 500 studentëve të cilët kanë firmosur peticionin drejtuar Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë të mos përjashtohen nga përgjysmimi i tarifës.

Studentët e vitit të parë të masterit që gëzojnë statusin e veçantë nuk përfitojnë më përgjysmimin e pagesës së shkollës, për këtë arsye, studentët e viti të parë kanë dalë në kërkesë të përbashkët drejtuar

qeverisë për rishikimin e vendimit të Këshillit të Minsitrave, pasi pamundësia e tyre ekonomike rrezikon që të humbasin sezonin e provime dhe rrjedhimisht edhe vitin.

Në kërkesën e shprehur me herët Ministria e Arsimit iu është përgjigjur se me ligjin e ri të arsimit të lartë, tashmë është kompetencë e universiteteve që të zgjidhin këtë ngërç.

Peticioni i drejtuar Ministrisë së arsimit është i firmosur nga 500 studentë të cilët i prek vendimi për përjashtimi nga përgjysmimi i tarifës dhe që janë
studentë me statusin e veçantë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS