Ora News – Gjiknuri: Zbatimi i reformës në drejtësi, garanci edhe për ekonominë

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rajoni numër 1 i qytetit të Vlorës ishte ndalesa e rradhës e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për këtë qark Damian Gjiknuri. Sipas tij zbatimi i reformës në drejtësi është një garanci për ekonominë,
Gjiknuri: Reforma në drejtësi është një shprehje domethënëse se ne jemi të vendosur për të bërë shtet, një shtet të drejtë. Shumë probleme të trashëguara në shtetin tonë kanë të bëjnë me mungesën e drejtësisë. Shumë njerëz përplasen në gjykata, dikush ka probleme pronësie, dikush aspekte materiale, gjyqësore apo edhe penale. Kanë hasur shumë vështirësi në gjykata, korrupsion, padrejtësi dhe kjo i bën njerëzit që të mos e gjejnë të drejtën. Vazhdimi i asaj reforme aq të rëndësishme do të jetë një garanci që do të kemi një shtet më të fortë por edhe një ekonomi më të mire.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjiknuri-zbatimi-i-reformes-ne-drejtesi-garanci-edhe-per-ekonomine/

Share This Video


Download

  
Report form