Hetimet - Ku u zhduk 27 vjeçari nga Shkodra në tragetin Bari-Durrës?

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në tragetin e linjës Bari-Durrës janë vendosur 13 persona, dy prej të cilëve të mitur. Personat në fjalë po riatdhesoheshin për shkak të problemeve që kishin me rregullat e zonës Shengen, por njëri prej tyre, 27 vjeçari me iniciale A.N, i cili kishte ekspuls në zonën Shengen.
Policia sqaron se menjëherë është vënë në dijeni kapiteni i tragetit dhe kanë nisur hetimet.
?Nga ana e Policisë Kufitare u morën masa dhe u përforcua shërbimi, me qëllim kontrollin e imtësishëm të mjeteve dhe pasagjerëve, për të bërë të mundur kapjen e tij në hyrje. Deri tani nuk rezulton që personi në kërkim të ketë dalë nga trageti?, thuhet në njoftim.
Nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A. N., më datë 08.06.2017 është shpallur person në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest me burg? për veprën penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ku-u-zhduk-27-vjecari-nga-shkodra-ne-tragetin-bari-durres/

Share This Video


Download

  
Report form