Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Fier, Lulzim Basha, i njohu qytetarët me programin elektoral më të cilin synon të fitojë zgjedhjet. Ai premtoi ndryshimin e sistemit politik dhe zhvillimin e ekonomisë. Basha akuzoi partitë politike për pazare e ndarje të pushtetit mes tyre.
Lulzim Basha premton se me ardhjen në pushtet do të ndryshojë sistemin politik, që sipas tij u shërben vetëm politikanëve dhe jo qytetarëve.
Në Fier, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se me shembjen e themeleve te Republikës së vjetër, do jene qytetarët ata që do të kenë në dorë politikanët.
Basha dënoi pazaret në politikë, duke ironizuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbi drejtimin i vetëm të qeverisë.
Në Fier Basha foli për një program konkret ekonomik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-vendimi-i-pare-i-republikes-se-re-ndryshimi-i-sistemit-politik/