http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Institucioni që ndërmori reformën e transportit, me qëllim vendosjen e rregullave si dhe shmangien e informalitetit është sot në qendër të akuzave nga operatoret e transporti ndërqytetas. Këta të fundit kanë protestuar përpara ministrisë.Drejtues të këtyre linjave akuzojnë ministrinë se nuk po zbaton strategjinë, që ajo vetë ka miratuar. Ndonëse është parashikuar një numër prej 380 linjash ndërqytetase, operatorët thonë se ministria ka shtuar numrin, duke dubluar punën e tyre.Që nga janari i këtij viti ka nisur teorikisht zbatimi i reformës së transportit rrugor, por praktikisht situata në terren duket e pandryshuar.