Mediu, Duka e Blushi kërkojnë votën e qytetarëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i agrareve dhe kandidati per deputet ne listat e PD u takua me banorët e Hamallajt ne Durrës. Agron Duka kërkoi votën dhe premtoi se do te jete ne shërbim te qytetareve. Ai u shpreh i bindur se Partia Demokratike do te triumfoje ne këto zgjedhje.Ndërkohë, kryetari i Partisë Republikane u ndal në fshatin Bërxullë të Tiranës. Fatmir Mediu e vuri theksin tek diferenca midis dy filozofive, asaj qe përfaqësohet nga Rama dhe asaj te Bashës.Edhe kryetari i Libras vijon takime intensive. Ben Blushi ishte në Bulqizë për të prezantuar kandidatët. Ai denoncoi politikat e shkatërrimit të minierave dhe varfërimit të Bulqizës. Blushi u shpreh se të gjithë ata qe përfitimet nga minierat e Bulqizës nuk i kthejnë në investime për shkolla, për pensione apo paga më të larta do të ndëshkohen me votë në 25 qershor.Ben Blushi premtoi se do te beje te pamundurën ne parlamentin e ardhshëm per statusin e minatorit.

Share This Video


Download

  
Report form