Paditet penalisht Plarent Ndreca - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përshkallëzohet konflikti mes ministrave teknike dhe punonjësve te administratës. Ministrja e Arsimit Mirela Karabina, ka depozituar ne Departamentin e Administratës Publike, kërkesën per shkarkimin e sekretarit te përgjithshëm te ministrisë qe drejton, Plarent Ndreca dhe paralelisht e ka kallëzuar penalisht ne Prokurori.Ne padi theksohet se sekretari i përgjithshëm Ndreca ka kryer shkelje te renda ligjore jashtë kompetencave të funksionit të tij që cenojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore si dhe detyrimeve ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave per administratën gjate fushatës zgjedhore.Ndërkaq ne Ministrinë e Drejtësisë është shënuar nje tjetër përplasje mes ministrit Gazmend Bardhi dhe sekretares se përgjithshme Juliana Hoxha.Pasi Departamenti i Administratës Publike refuzoi vendimin e ministrit per shkarkimin e Jualiana Hoxhes, kjo e fundit ka tentuar te hyje ne ministri, por nuk është lejuar me urdhër te ministrit Bardhi.Nga ana tjetër, Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, ka shkarkuar dy drejtore burgjesh ne Vlore dhe ne Fushe Kruje, ndërkohë qe ka emëruar zëvendësdrejtorin e përgjithshëm te burgjeve dhe 8 drejtues te burgjeve ne qytetet e Shqipërisë dhe 3 drejtues hipotekash.Ndërsa administratori i Operatorit te Sistemit te Shpërndarjes ka pezulluar drejtorin e Elbasanit Bukurosh Maci dhe shefin e Agjencisë se OSHEE ne Puke Ndue Nikolli duke emëruar edhe zëvendësuesit e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form