Ora News – Karpushin: Absurde pretendimet për ndikimin rus në Ballkan

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të kremtuar ditën kombëtare të Rusisë, ambasada e këtij vendi në Tiranë ka organizuar një pritje me pjesëmarrje të përfaqësusve të politikës e trupit diplomatik.Ambasadori Karpushin në fjalën e tij mohoi akuzat për një ndikim negativ të Rusisë në Ballkan. Diplomati tha se qëllimi i vetëm i vendit të tij është krijimi i marrëdhenieve të sinqerta me vendet e Ballkanit
Akuzat për një ndikim të mundshëm rus në Shqipëri e Ballkan janë mohuar nga ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin. Në pritjen që zhvilloi me rastin e Ditës Kombëtare të Rusisë, diplomati theksoi se vendi i tij ka interesa të sinqerta për rritjen e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa akuzat i cilësoi absurd.
Karpushin: Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë plan të fshehtë për gjoja rritjen e ndikimit negative rus në Ballkan. Shkrimet e shumta në mediat perëndimore dhe ato shqiptare që përhapin mitin e kërcënimit rus dhe ndërhyrjes së Rusisë në proceset zgjedhore përfshirë këtu edhe në SHBA, janë absurde.
Ambasadori Karpushin i vlerësoi pozitive marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë, ndërsa shtoi se po shqyrtohet mundësia për krijimin e një linje ajrore Tiranë-Moskë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-karpushin-absurde-pretendimet-per-ndikimin-rus-ne-ballkan/

Share This Video


Download

  
Report form