Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për herë të parë një anëtare e Gjykatës së Lartë dënohet me burg për akuzën e korrupsionit.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë pikërisht në sallën ku ish gjyqtarja Majlinda Andrea ka dhënë vendime të ngjashme duke dënuar të tjerë persona të akuzuar.
Kolegji gjykues më relator Evelena Qirjakon kanë vendosur ta shpallin fajtore kolegen e tyre për akuzën e korrupsionit duke e dënuar me 4 vite burg, dënim për të cilin vendosën pezullimin në 3 vjet në shërbim prove.
Për bashkëshortin e saj Odhise Andrea gjykata vendosi dënimin me 1.5 vite burg. Ciftit Andrean iu hoq edhe e drejta që për 5 vite të ushtrojnë funksione publike. Gjithashtu gjykata dënoi nga 1 deri në 1.5 vite burg të akuzuarit e tjerë Petraq Dashi, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino.
Avokati i gjyqtares Thodhor Sollaku tha pas vendimit se me kete vendim gjykata shfaqi njëanshmëri pasi nuk mori parasysh pretendimet e mbrojtjes. Sollaku paralajmëroi dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqtarja-majlinda-andrea-denohet-me-3-vjet-sherbim-prove/