Ora News – Surprizat e motit, nuk ka plazh këtë fundjavë

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse keni planifikuar që këtë fundjavë ta kaloni në bregdet mbase do t?iu duhet të ndryshoni plan pasi moti do të rezervojë surpriza. Duke nisur nga sot e deri te enjten tjetër përfaqsuesi i shërbimit të metrologjisë Metodi Marku sqaron se temperaturat do të pësojnë ulje.
Metodi Marku: Në ditët në vijim ne presim që të kemi një rënie graduale të temperaturave deri të dielën.
Por fundjava e cila përkon me zgjedhjet do të sjellë rritje të temperaturave deri në 34 gradë celcius.
Metodi Marku: Java tjetër fillon përsëri me rritje graduale dhe në të enjten e javës që vjen temeperatura do të arrijë deri në 34 gradë celcius.
Referuar parashikimeve Marku thotë se kjo do të jetë vera më e nxehtë e 30 viteve të fundit ndërsa do të jetë kostante dhe risku për zgjarre si pasojë e temperaturave të larta.
Metodi Marku: Po ta krahasojmë me 30 vitet e kaluara, paraprakisht do të thonim që mund ta ndajmë 30 vitet e kaluara në 2 klasa, 15 vitet më të frskëta dhe ato më të nxehta, vera e sivjetshme pritet të hyjë në 15 vitet më të nxehta krahasuar me grupin tjetër. Mesatarja e kësaj vere mendohet të jetë 2 gradë më e lartë sesa mesatarja e 30 viteve të kaluara. Këto temperatura së bashku me erën e mesditës bën që të favorizojë përhapjen e zjarreve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/surprizat-e-motit-nuk-ka-plazh-kete-fundjave/

Share This Video


Download

  
Report form