Ora News – LSI del me garanci për të pushuarit: Do riktheheni në punë më 26 qershor

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa në administratën publike vijon operacioni fshesa për punonjësit që përfshihen në fushatë elektorale, nënkryetari i LSI-së Luan Rama u dha garancinë se të gjithë të pushuarit nga puna për motive politike do të rikthehen në punë në 26 qershor.
Luan Rama: Kam një mesazh për të gjithë ata punonjës që në mënyrë të kundraligjshme dhe vetëm për hakmarrje politike janë larguar, janë në proçes apo do të largohen nga puna, të mos kenë asnjë merak sepse me 26 qershor të gjithë do të kthehen në vendet e tyre të punës në respekt të ligjit dhe të drejtës së tyre si qytetarë të Republikës së Shqipërisë.
Në një konferencë për mediat, Rama tha se spastrimet kanë vijuar intensivisht gjatë ditës së sotme, pas sipas tij grupet e punës kanë fotografuar pjesmarrësit në mitingun e LSI-së në Tiranë.
Rama: Për fat të keq menjëherë pas atij mitingu madhështor, sot është ridimensionuar gjuetia e shtrigave përmes grupeve të kontrollit të ashtëquajtura, por që ne fakt janë të ngjashme me gardistët e kuq që shkojnë nëpër institucione me foto në duar për të larguar nga puna qytetarë të lirë dhe punonjës dinjitoz të administratës vetëm se kanë qenë të pranishëm dje në mitingun e LSI. Kjo është një shfaqe e turpshme e frikës dhe panikut që ka përfshirë kampin e rilindjes, por kjo as na tremb dhe as na frikëson, përkundrazi na bën më të fortë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-del-me-garanci-per-te-pushuarit-do-riktheheni-ne-pune-me-26-qershor/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS