Ora News – Financat urdhërojnë kontrollet për të zbuluar arsyen e uljes së importit të kafes

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulja e ndjeshme e sasisë se kafes që është zhdoganuar në periudhën janar-maj 2017, dhe dyshimet për kontrabandim të këtij produkti, kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Finacave.
Kreu i këtij institucioni Helga Vukaj ka urdhëruar një sërë kontrollesh dhe verifikimesh për të zbuluar shkakun e rënies me 500 tone të kafes së zhdoganuar në krahasim me vitet e kaluara, në kushtet kur nuk ka ndryshuar as niveli i taksimit për këtë produkt dhe as konsumi i tij.
Ora News ka siguruar shkresën që mban datën 15 qershor 2017 e që tashmë ndodhet në tavolinat e funksionarëve të doganave.
Nëpërmjet saj, ministrja Vuka urdhëron të ushtrohet një kontroll te operatorët importues të kafes, nga administrata doganore në bashkëpunim me sturkturën e hetimit të krimit ekonomik.
Një pikë tjetër e urdhrit kërkon që të identifikohen në mënyrë të menjëhershme sasitë e importuara si dhe shitjet e kryera gjatë vitit të fundit, përmes verifikimit të faturave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/financat-urdherojne-kontrollet-per-uljen-e-importit-te-kafes/

Share This Video


Download

  
Report form