Kandidati i PD-së bën fushatë për PS-në

RTV KLAN 2017-07-10

Views 0

Për herë të parë një kandidat për deputet i opozitës bën fushatë për kundërshtaret.

Zyrtarisht Lefter Maliqi është kandidat i PD, i renditur i 3-ti në listën e qarkut të Beratit, por ashtu siç ka deklaruar ai po bën fushatë për Partisë Socialiste dhe sot ka kërkuar votat për kryeministrin Rama në mitingut elektoral që ai zhvilloi ne Lapardha.

Vetë Rama e quan të paprecedentë rastin e Maliqit, por që për të është shumë domethënëse se në këto zgjedhje nuk duhen parë ngjyrat e partive, por të majtë e të djathtë të bashkohen për të spastruar administratën nga të korruptuarit.

Në mitingun e zhvilluar në Kuçove, Rama ka kërkuar nga të gjithë punonjësit e administratës që pas orarit zyrtar të dalin dhe të bëjnë fushatë për një mandat të dytë për PS, kësaj herë për të qeverisur pa aleatët.

Rama përsërit se në 25 qershor shqiptarët duhet të votojnë për flamurin kuqe e zi të bashkimit.

/Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form