Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e Manzës, ku kandidatët për deputetë të qarkut Durrës prezantuan programin elektoral të LSI-së.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili theksoi në fjalën e tij se Shqipërisë i duhet një politikë e mençur që e nxjerr vendin nga ky lloj stanjacioni.
Sipas Metës, e vetmja rrugë për të ecur përpara dhe për t?i dhënë Shqipërisë një frymëmarrje të re demokratike, ekonomike, shoqërore është LSI.