Ora News – Urdhër fiktiv për punësime në burgun e Shkodrës, tre persona nën akuzë

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Premtimet për punësim në burgun e Shkodrës, ende i papërfunduar ka çuar për hetim tre shtetas.
Policia e Tiranës thotë se ka referuar materialet në Prokurori për shtetasit me iniciale: M. K., 41 vjeç, M. Z., 30 vjeç, si dhe A. S., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.
Hetimet ndaj tyre nisën pas publikimit të një dokumenti zyrtar për fushatë elektorale për shpalljen e vendeve fituese të stafit civil të burgut të Shkodrës.
Sipas policisë, dokumenti është nënshkruar nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani, ? dhe i vulosur me vulën e institucionit shtetëror të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke pretenduar se janë shpallur fitues të një liste me 20 persona për tu punësuar pranë Institucionit të Ekzkutimit të Vendimeve Penale Shkodër?.
Ky urdhër pritej të vihej në funksionim në periudhën në vijim.
?Urdhri dyshohet se është fiktiv dhe është nxjerrë nga funksionare të lartë në bashkëpunim në kundërshtim me ligjin gjatë kohës në detyrë dhe është përdorur në fushatë elektorale në qarkun e Shkodrës, në datën 15.06.2017 duke ju premtuar zgjedhësve vende pune në kundërshtim me ligjet në fuqi?, thuhet në njoftim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/urdher-fiktiv-per-punesime-ne-burgun-e-shkodres-tre-persona-nen-akuze/

Share This Video


Download

  
Report form