Report TV - Korçë, Rama: Ju thonë të njëjta gjëra, nuk rritet vendi me broçkulla

Report TV 2017-07-10

Views 0

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një takim elektoral me simpatizantë të PS-së në qytetin e Korçës, ku tha se Shqipërisë i duhen më shumë se sa broçkullat për tu zhvilluar.

?Kush do ta bëj sot Shqiprinë Luli, Petrit Vasali, Beni? Kush do ta çojë përpara Shqipërinë, keni që në 1991 që i dëgjoni janë po ata, ju thonë të njëjtat gjëra.
Si ka mundësi që prej çerek shekulli ju përsëritën të njëjtën gjë dhe e lanë Shqipërinë në prag të humnerës, dhe vijnë vërdallë sikur papunësia e korrupsioni lindën 44 muaj më parë, vijnë vërdallë sikur janë shpëtimtar por janë po ata fytyra e plane që duan vetëm një gjë votën për t?ju bërë gropën? tha Rama.

Ai foli edhe për reformën në drejtësi ku tha se partitë nuk e duan reformën në drejtësi sepse nuk i lejon të të fusin në universitete ata që i duan për votën, dhe se nuk ka të ardhme për partitë që duan ti marrin shqiptarët peng.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS