Ora News – Luan Rama: Rilindja dhe aneksi i Rilindjes pengojnë zgjedhjet në Dropull

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar zhvendosjen e KZAZ-së 80 në Bashkinë e Dropullit nga një fshat në një fshat tjetër, çka sipas kësaj partie synohet që të mos zhvillohen zgjedhjet normale në këtë zonë më 25 qershor.
Sipas Luan Ramës, pas këtij vendimi përfshihet marrëveshja e Rilindjes me aneksin e Rilindjes.
Luan Rama: KQZ në papërgjegjshmëri të plotë dhe me absurditetin e një akti që nuk ka logjikë, ka vendosur në mbledhjen e djeshme ta zhvendosë qendrën e KZAZ-së 80 nga vendi tradicional ku ka qenë e vendosur gjithmonë në ambientet e shkollës në fshatin Jorgucat, duke e zhvendosur në Grapsh.
Në thelb është një përpjekje djallëzore për të mos bërë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve në KZAZ-në 80 të Bashkisë së Dropullit. Është një përpjekje e ligë për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve normale në Bashkinë e Dropullit. Pas këtij produkti përfshihet në prapavijë Rilindja dhe aneksi i Rilindjes të bëra një.
Kryetari i Bashkisë së Dropullit i është drejtuar me shkresë edhe Prefektit të Gjirokastrës, edhe KQZ-së, dhe ku ka kërkuar të mos zhvendoset KZAZ-ja.
Luan Rama i bëri apel KQZ-së që të shqyrtojë kërkesën e saj dhe të kthejë këtë KZAZ atje ku ka qenë në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara më herët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/luan-rama-rilindja-dhe-aneksi-i-rilindjes-pengojne-zgjedhjet-ne-dropull/

Share This Video


Download

  
Report form