Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka përshkallëzuar akuzat ndaj LSI me të cilën qeverisi për katër vite.
Në mitingun përmbyllës të fushatës në Durrës, Rama denoncoi punësimet në Portin e Durrësit, që siç tha ai është kthyer në monopol të tre familjeve.
Kreu i socialistëve tha se me 25 qershor do të marrë fund pagesa e përqindjeve nga rroga për partitë e tepsisë së pushtetit.
Rama: Çfarë është tepsia që nuk duam? Ky fakt është 300 metra nga këtu, porti më i madh i Shqipërisë, porti hyrës ku sot është foleja më domethënëse sesi një parti përmes votave tuaja kap një copë shtet dhe e nxjerr si ta nxirrte nga tepsia e pushtetit. Një port që unë ju siguroj do ta çlirojmë me 25 qershor. Në katër vitet e ardhshme aty në atë port ku nuk është investuar për 44 muaj asnjë kokërr leku, ku për 44 muaj është rritur 70% administrata për të blerë me rrogat e shqiptarëve teserat e atyre që ju shërbejnë pushtetarëve ne do investojmë mbi 100 mln euro.
Nuk dua të nxjerr këtu listën e emrave sepse ne nuk jemi si ata dhe mbi të gjitha sepse për mua kjo nuk është një betejë mes një partie dhe një partie tjetër. Nuk kemi luftë as betejë politike apo personale me askënd jo më me ata që deri sot ishin aleatët tanë në qeveri. Por po ju them, në portin e Durrësit janë tre familje që bëjnë ditën dhe bëjnë natën dhe kjo është e padrejtë. Nga porti i Durrësit janë larguar specialistë me përvojë, janë larguar njerëzit e duhur për ta mbushur portin me njerëz që nuk kanë lidhje fare me portin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-sulmon-lsi-porti-i-durresit-peng-punesime-ne-kembim-te-perqindjes/