Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LSI ka denoncuar sot blerjen e votave në bashkinë e Vorës. Në një dalje për mediat, kandidatja për deputete në Tiranë Eriona Bixha tha se Agim Kajmaku në bashkëpunim me Sajmir Tahirin shpërndajnë çdo natë para shtëpi më shtëpi në këmbim të votës.
Bixha publikoi të gjithë emrat e kësaj organizate siç e quajti ajo që blen dhe shet votat në zonën e Vorës.
Eriona Bixha: Ndihem e indinjuar, e revoltuar që disa persona mendojnë që me anë të lekëve mund të blejnë votat dhe dinjitetin e banorëve të Vorës. Uragani i fitores plebishitare që LSI do të ketë në 25 qershor është kthyer në makth për disa forca politike. Dua publikisht të denoncoj drejtuesin e shit-blerjes së votave në bashkinë e Vorës, shtetasin Agim Kajmaku i cili e ka shndërruar makinën e tij në një bankë kun ë bashkëpunim të plotë me komisariatin e bashkisë Vorë dhe për këtë mund ta verfikoni nga tabulatet telefonike dhe në përkrahjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit cdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-denonc-blerjen-e-votes-ne-vore-i-perfshire-edhe-saimir-tahiri/