http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Automjeti i oficerit të policisë Trim Murataj shpërtheu rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij.Shpërthimi ne rrugën "Kastriotët", pranë kthesës së Kamzës alarmoi banoret ndërsa tritoli i ishte vene makinës tip benz ne pjesën e përparme.Grupi hetimor i cili mbërriti ne vendngjarje dyshon se vendosja e eksplozivit lidhet me detyrën e oficerit të Policisë të krimeve të rënda në komisariatin e Krujës. I marre ne pyetje ne policinë e Tiranës, Murataj tha për hetuesit se nuk ka konflikte me persona te tjerë, por nuk ka përjashtuar mundësinë e nje hakmarrje per shkak te detyrës si oficer policie.Kjo per shkak te operacioneve antikanabis ne zonën e Fushe Krujës ku mësohet se 39-vjecari ka marre pjese si oficer. Ne vendngjarje policia mësohet se ka arritur te siguroje disa shenja gishterinjsh, ndërsa po merren ne pyetje dhe te afërm te Muratajt.