Parandalohet sulmi terrorist në Mekë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në muajin e Ramazanit dhe në prag të festës së Bajramit të madh autoritetet saudite parandaluan një sulm terrorist në Xhaminë e Madhe në Mekë, që është vendi më i shenjtë i Islamit. Një kamikaz shpërtheu veten, ndërsa forcat e sigurisë rrethuan ndërtesën ku ndodhej. Godina u shemb pjesërisht, duke lënë të plagosur 11 persona, mes të cilëve edhe pesë policë. Zyrtarë të ministrisë së Brendshme sqaruan se pesë persona të dyshuar per lidhje me sulmin u ndaluan, përfshirë edhe një grua. Kjo ngjarje ndodhi në kohën kur miliona muslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Mekë për fundin e Ramazanit. Nuk jepen detaje të tjera për tentativën e dështuar. Vitet e fundit Arabia Saudite ka qenë shënjestër e disa sulmeve të përgjakshme, një pjesë e të cilave janë marrë përsipër nga Shteti Islamik. Korrikun e kaluar katër policë u vranë në një sulm kamikaz pranë Xhamisë së Profetit në Medina. Vendi arab është pjesë e koalicionit ndërkombëtar që lufton kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera xhihadiste ne Siri dhe Irak.

Share This Video


Download

  
Report form