Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Exit Poll i IPR/ Marketing dhe Ora News shtyhet në orën 20:00. Ky është orari i ri që KQZ ka caktuar për të mbyllur votimin.
Sondazhi do të jetë në rang kombëtar dhe në qarkun e Tiranës.
Në të gjithë Shqipërinë nga veriu në jug e nga lindja në perëndim, në zona të thella, e në zona rurale, e në qytete të mëdha në rreth 317 qendra votimi me dhjetra studentë, anketues dhe monitorues kanë mundur të mbledhin verdiktin e shqiptarëve pasi ata kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.
Exit poll i Ora News dhe IPR marketing jep rezultatin final pas pak. Për të arritur deri këtu është dashur shumë punë dhe një angazhim shumë serioz i një stafi të madh njerëzish që janë marrë me trajnime dhe me koordinimin që një sipërmarrje e tillë të japë një konkluzion sa më serioz dhe një rezultat sa më afër të vërtetës për zgjedhjet e 25 qershorit.
Gjatë gjithë ditës edhe duke i përballur shpesh herë me mosdeshirën e njerëzve për të folur dhe për të bashkëpunuar, ata falë angazhimit të tyre pas trajnimeve serioze kanë mundur të realizojnë me sukses detyrën e tyre duke kompletuar të gjithë sipërmarrjen me plotësimin e anketave dhe me përgatitjen e një materiali të plotë se nga cila anë ka anuar vota e shqiptarëve në këto votime.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-pak-exit-poll-i-grupet-e-studenteve-e-monitoruesve-ne-terren/