Përplasje fizike mes përfaqësuesve të LSI dhe PS në Vlorë

RTV KLAN 2017-07-10

Views 4

Një incident është shënuar gjatë mbrëmjes në qytetin e Vlorës mes përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe atyre të Partisë Socialiste.

Përfaqësues të LSI nuk kanë lejuar futjen e 3 kutive të fshatit Bishan në ambientet e KZAZ-së numër 81, pasi sipas tyre, gjatë transportit mjeti ka devijuar rrugën nga komisionerët e Partisë Socialiste, pa dijeninë e tyre dhe mund të ketë patur manipulime.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Partisë Socialiste kërkuan nga ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim që të mos bllokonin futjen e kutive në KZAZ dhe për çdo gjë të bënin ankesë pranë KZAZ.

Por debati ka përshkallëzuar duke çuar në përplasje fizike mes palëve./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form