Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia zbardh ngjarjen e Shëngjinit në Lezhës, ku rreth 100 metra larg qendres se votimit mbeti i plagosur aktivisti i LSI-së Florian Dushku. Ngjarja u shënua paraditen e 25 qershorit
Në deklaratën zyrtare thuhet se dy grupe të rinjsh u konfliktuan para ambienteve të një lokali në afërsi të një qendre votimi dhe njëri prej tyre qëlloi në ajër me armë zjarri.
Nga përplasja mes të rinjve raportohet se mbeti i plagosur Florjan Dushku banues në Lezhë.
Policia ka arrestuar Aleksandër Ujkën për mos kallëzim krimi dhe shpalli në kërkim tre të rinj me iniciale : G.M, S.N, D. N të gjithë me banim në Lezhë.
Në vendngjarje u sekuestruan një automjet tip Benz, dy shkopinj gome dhe një gëzhojë.
Zyrtarisht policia ka dhënë versionin se ngjara ka ndodhur pas një konflikti të çastit por LSI e ka quajtur motive politike dhe reagoi ashper.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ngjarja-ne-shengjin-arrestohet-moskallezuesi-i-krimit-por-jo-autoret/