MBYLLEN KZAZ-të, ZBARDHEN VOTAT NË QARKUN SHKODËR

Star Plus Tv 2017-07-10

Views 10

Pas më shumë së 48 orësh, Qarku i Shkodrës ka përcaktuar edhe verdiktin final të votuesve duike caktuar edhe mandatet qer do të dergojnë ne parlament pas zgjedhjeve te 25 Qershorit.

Në Shkodër, pak vota kanë bërë diferencën për të percaktuar edhe mandatin e 5-të e cila pas numerimit të të gjithë kutive të votimit në 421 qv. Në përfundim të numërimit të votave, Partia Demokratike, është fituese ne nivel qarku duke siguruar 40.763 vota, me 37.06 %, duke siguruar 5 mandate per deputet.

Partia Socialiste, renditet forcë e dytë në këtë garë me 39.247, 35.68 %, duke siguruar 4 mandate për deputet. Në 25 Qershor, vutesit kanë zgjedhur që forcë e tretë në Shkodër, për herë të parë të jetë Partia social demokrate e Skënder Gjinushit, por jo për shkak të kryetarit të kësaj force politike por për shkak të kandidatit Tom Doshi, i cili zbret nga froni LSI, duke arritur të sigurojë në zgjedhjet e 25 Qershorit, 13.226 vota, 12.02 %, i përkthyer në një mandate në parlament.

Ndërkohe LSI, ashtu sic edhe pritej, nuk ka pasur asnjë kontestim, për tu përfaqësuar me nje deputet në kuvendin e ardhshëm. Agron Çela do të jetë sërish deputet i LSI si përfaqësues i Qarkut të Shkodrës. LSI në këto zgjedhje, ka arritur të sigurojë, 12.737, 11.58, një mandate në parlamentin e dalë pas zgjedhjeve të 25 Qershorit

Share This Video


Download

  
Report form