Ora News – Risitë e zgjedhjeve të 25 qershorit, kush ikën dhe kush vjen

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017 ne Shqipëri, sollën përfundime surprizuese në jo pak qarqe të vendit, kur flasim për rezultatet dhe emrat.
Befasitë nisen me Tiranën, qarkun më të madh në vend, që ka si produkt, plot 34 mandate. Dy risitë e këtyre zgjedhjeve, partitë që u duk se lulëzuan në këtë fushatë elektorale, Libra e Ben Blushit dhe Sfida e Gjergj Bojaxhi, nuk arritën të kapërcenin as pragun prej 3 %, qe është kufiri minimal për mandatet dhe vendimtar, veçanërisht për partitë e vogla.
Ne dileme, mbetet edhe mandati i vetem i PDIU-SE për Tiranen, pretendent per te cilin eshte rkyetari i subjektit, Shpetim Idrizi, i cili rrezikon ulësen e deputetit pas dy mandatesh te fituara ne parlamentin shqiptar.
Nga ana tjetër, e ka humbur mundësinë e rikthimit ne ulësen e Parlamentit shqiptar, ish-deputetja e PDIU-së Mesila Doda, e listuar e dyta në këto zgjedhje parlamentare. Një vend tjetër ku PDIU pretendonte terren, ishte qyteti i Fierit, ku nuk arriti të merrte asnjë mandat.
Ish-deputet i LSI-se, i cili kandidoi i 19 në listën e kryeqytetit, SPartak Braho, nuk arriti gjithashtu te fitonte mandatin e deputetit per keto zgjedhje.
Rikthim te fuqishem ne nje brej bastioneve te saj historike, shenoi PD në Shkodër. Rikthim surprizues i PD-së në Shkodër që po e mban fort pas kthetrave bastionin e saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/risite-e-zgjedhjeve-te-25-qershorit/

Share This Video


Download

  
Report form