Shkëlqimi i fitores historike, në kufijtë e të pabesueshmes, së Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, zbehet nga një rezultat negativ në Kavajë, gjithnjë krahasuar me rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 2013.
Pas kësaj njolle në tablonë e fitores së Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranë, qëndron një emër konkret, ai i Arben Ahmetajt, i cili ka kontribuar për ringritjen e Partisë Demokratike dhe rritjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kavajë.
Kryeministri Edi Rama, drejtimin e fushatës në zonën kur në vitin 2011 u rrëzua miti i Sali Berishës, me një fitore spektakolare të Partisë Socialiste, ia besoi pikërisht Arben Ahmetajt, ministrit më të fuqishëm, madje ndër më të pasurit të kabinetit qeveritar.
Por, ndryshe nga zonat e tjera të Qarkut të Tiranës, ku PS ka shënuar një rritje mesatare prej 3.5, njësitë e Bashkisë së Kavajës, ku fushata është drejtuar nga Arben Ahmetajt, kanë prodhuar një rezultat katastrofik krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të 2013.