Ora News – Gara për kryetarin e ri PD do të zhvillohet në 22 korrik, Selami kandidat

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë për kryetarin e ri të kësaj force politike në 22 korrik. Deri ne keto momente kandidaturën e ka shpallur deputeti Eduard Selami, i cili ka zhvilluar një takim me grupin që po organizon zgjedhjet, ndërsa në një dalje për mediat nga selia blu, tha se nga ky proces Partia Demokratike do të dalë me e fortë. Edhe spe me kompetenca të ngira, Lulzim Basha ka qëndruar për disa orë në zyrën e tij.
Dy ditë pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike është e heshtur.
Përveç stafit administrative, në zyrë qëndrojnë dy nënkryetarët, të cilët janë udhëzuar të përgatisin zgjedhjet për kryetarin e ri.
Kryetari me kompetenca të ngrira, Lulzim Basha, ka hyrë në zyrat e tij rreth orës 11:30 minuta, ndërkohë pak me herët në selinë blu, ishte edhe deputeti Eduard Selami, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar.
Selami është takuar me grupin që po përgatit procesin zgjedhor për kreun e selisë blu, ndërsa në dalje dha ketë deklaratë.
Selami: Në 17:30 do të kemi një konferencë shtypi këtu në selinë e PD, në katin e dytë, ku do ti ndaj të gjitha këto. Nuk u takova me Bashën por me grupin e punës dhe me aktivistë atje që shprehin shqetësimet. Por ju siguroj që do të dalim shumë më të fortë dhe shumë më të mirë nga ky proces i shëndetshëm, i natyrshëm demokratik.
Një prononcim më të plotë për angazhimin dhe sfidën e tij, Selami e njoftoi për në orën 17:30, ku ka thirrur një komunikim me mediat në selinë e Partisë Demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/selami-takon-grupin-e-punes-ne-1730-deklarate-nga-selia-e-pd/

Share This Video


Download

  
Report form