Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në tre muajt e parë të vitit 2017 shtesa natyrore e popullsisë ka qenë në rënie krahasuar me një vit më parë. Më pak lindje në tre muaj dhe më shumë vdekje është ajo që thuhet përmes statistikave të INSTAT. Berati ka pësuar rënien më të madhe të lindjeve dhe Dibra ka pasur rritje të numrit të vdekjeve krahasuar kjo me tre muajt e parë të 2016.
Në tre muajt e parë të 2017 ka pasur më pak lindje sesa 2016 dhe më shumë vdekje. Të dhënat zyrtare vijnë nga Institutit i Statistikave sipas të cilit shtesa natyrore e popullsisë ka pësuar një rënie me 33.6% dhe plakja e popullsisë po bëhet më e dukshme. Numri i lindjeve në të gjithë vendin për tre muaj 6880 duke shënuar një rënie me 4.0%. Gjirokastra regjistron numrin më të ulët ët lindjeve me 134 dhe numrin më të madh Tirana me 2087 lindje.
Sipas INSTAT, Tirana dhe Vlora janë dy qarqet e vetme që pësuan një rritje të numrit të lindjeve në tre muajt e parë të këtij viti, por ajo është e vogël krahasuar me tremujorin e parë 2016. Rënia me e madhe e lindjeve nga viti i kaluar e ka pasur Berati me 14.3%.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-shqiperi-vijon-plakja-e-popullsise/